“Mos bëj skema, u bëtë ju! Kam qenë gazetar 20 vite para jush”, Paloka përplaset me gazetarët gjatë protestës së opozitës

“Mos bëj skema, u bëtë ju! Kam qenë gazetar 20 vite para jush”, Paloka përplaset me gazetarët gjatë protestës së opozitës

Protesta e Partisë Demokratike në Bulevardin “Zogu I” ka sjellë debate të ashpra mes protestuesve dhe gazetarëve të pranishëm. Gjatë protestës, kandidati i PD-së, Edi Paloka, ka pasur përplasje me disa gazetarë, gjë që shtyu dhe disa protestues që të përplaseshin fizikisht me ta dhe të hidhnin dhe ofendime. “Mos bëj skema se… Mos bëj skema këtu! U bëtë ju! Kam qenë gazetar 20 vite para jush”, iu drejtua Paloka gazetarëve, që nxiti dhe qytetarët e pranishëm të “shpërthenin” në ofendime. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv