“MónTerrassa”: Vjosa, një përvojë turistike mes lumenjve të egër, kanioneve dhe burimeve termale

“MónTerrassa”: Vjosa, një përvojë turistike mes lumenjve të egër, kanioneve dhe burimeve termale

Lumi Vjosa, me ujërat e tij të egra, kanionet mbresëlënëse dhe burimet termale, ofron mundësi të veçanta për zhvillimin e turizmit natyror dhe të aventurës në Shqipëri. Media katalonjase “MónTerrassa” i kushton vëmendje këtij destinacioni, duke sjellë në fokus pasuritë natyrore të luginës së Vjosës dhe përvojat që ajo u ofron vizitorëve, nga aktivitetet në ujërat e lumit deri te eksplorimi i peizazheve dhe monumenteve natyrore përreth. Në një kontinent ku ndërhyrjet njerëzore kanë ndryshuar ndjeshëm peizazhet natyrore, lumi Vjosa në Shqipëri përbën një nga shembujt e rrallë të rrjedhave ujore, që ruajnë karakterin e tyre të lirë, pa diga apo barriera të mëdha që pengojnë rrjedhën natyrore. Ky lumë përfaqëson një pasuri të rëndësishme natyrore dhe dëshmon rëndësinë e mbrojtjes së ekosistemeve lumore, shkruan...