Misteri i vdekjes së 62-vjeçarit në Bulqizë/ Gjenden gëzhoja 600 metra larg banesës, dyshime edhe një person të tretë

Misteri i vdekjes së 62-vjeçarit në Bulqizë/ Gjenden gëzhoja 600 metra larg banesës, dyshime edhe një person të tretë

Hetimet për vrasjen e Urim Fikut në fshatin Godvi të Bulqizës po marrin një tjetër drejtim, pasi kontrollet e fundit në zonën ku u gjet trupi i viktimës kanë çuar në zbulimin e provave të reja. Krahas katër gëzhojave të tjera të gjetura nga policia, grupi hetimor dyshon se në ngjarje mund të jetë përfshirë edhe një person i tretë, përveç bashkëshortes dhe djalit të viktimës, të cilët ndodhen në pranga. Gjatë kontrolleve të zhvilluara në terren, rreth 500 metra larg banesës së familjes Fiku, efektivët kanë gjetur katër gëzhoja pistolete. Sipas dyshimeve paraprake, ato mund të jenë shkrepur nga e njëjta armë zjarri e sekuestruar më herët nga policia. Materialet janë marrë në cilësinë e provës materiale dhe pritet t’i nënshtrohen ekspertizës balistike për...