No Image Available

Misteri i hepatitit tek fëmijët që po i “mundon” mjekët në Britani

Zyrtarët shëndetësorë në Mbretërinë e Bashkuar thonë se nuk janë ende të qartë për shkakun e rritjes së inflamacionit të mëlçisë, ose hepatitit, te fëmijët. Mendohet se një adenovirus i zakonshëm është shkaktari, por mundësi të tjera janë ende duke u hetuar. Në Mbretërinë e Bashkuar, tani janë identifikuar 163 raste dhe 11 fëmijë kanë marrë transplantim të mëlçisë. Rastet janë zbuluar në 20 vende të botës dhe rreth 300 fëmijë janë prekur. Është raportuar se një fëmijë ka ndërruar jetë si pasojë e hepatitit. “Është e rëndësishme që prindërit të dinë se gjasat që fëmija i tyre të zhvillojë hepatit është jashtëzakonisht i ulët,” tha Dr Meera Chand, nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA). Ajo tha se prindërit duhet të...