MIRËNJOHJE PËR ATA QË NUK E LËNË SHQIPEN TË MBETET VETËM NJË KUJTIM NË MËRGIM

MIRËNJOHJE PËR ATA QË NUK E LËNË SHQIPEN TË MBETET VETËM NJË KUJTIM NË MËRGIM

Shkruar nga Zoge Idrizi Loshi- Ka njerëz që ndihmojnë për të ndërtuar të tashmen, por ka edhe njerëz që, përmes bujarisë dhe kontributit të tyre, ndihmojnë të ruhet e ardhmja e një kombi. Të jetosh larg atdheut do të thotë të ndërtosh jetën në një vend tjetër, të përshtatesh me një kulturë të re dhe t’i rritësh fëmijët mes gjuhëve, zakoneve dhe botëve të ndryshme. Por, mes gjithë ndryshimeve që sjell koha, ka diçka që nuk duhet të humbasë kurrë, lidhja me rrënjët tona. Një ditë, kur fëmijët tanë të rriten, ata mund të mos i kujtojnë të gjitha rrugët e qytetit ku kanë lindur apo vendet ku kanë kaluar fëmijërinë. Por ne dëshirojmë që ata të mos e humbasin kurrë gjuhën e të parëve,...