I “flaku” në rrugë/ Rama konfirmon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës
Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së për Tiranën, kreu i qeverisë iu referua të dyve si “të përjashtuarit e ditëve të fundit nga kjo shtëpi”, duke e bërë të qartë se vendimi për largimin e tyre mbetet në fuqi. Të shtunën e kaluar, Rama propozoi përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës, por Asambleja nuk e votoi këtë kërkesë. Mbledhja në Gjirin e Lalzit u shoqërua edhe me replika mes kryeministrit dhe ish-kryetares së Kuvendit, ndërsa në mbështetje të Spiropalit dolën Erion Braçe, Fatmir Xhafaj dhe Pandeli Majko, të cilët kundërshtuan largimin e saj nga forumet drejtuese të partisë. Në fjalën e tij, Rama komentoi edhe situatën në Bashkinë e...
Burimi:
ntv.al