“Mirë se vini, paqebërës”/ Witkoff dhe Kushner mbërrijnë te Putini

“Mirë se vini, paqebërës”/ Witkoff dhe Kushner mbërrijnë te Putini

I dërguari i posaçëm i Presidentit rus për investimet dhe bashkëpunimin ekonomik, Kirill Dmitriev, ka publikuar në rrjetin social X pamje nga mbërritja në Moskë e të dërguarve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner. Dmitriev i ka mirëpritur dy zyrtarët amerikanë me një mesazh të shkurtër, duke i cilësuar ata si “paqebërës”, ndërsa ka shoqëruar postimin me fotografi nga aeroporti. Witkoff dhe Kushner kanë mbërritur në kryeqytetin rus të shtunën, në kuadër të përpjekjeve amerikane për të rikthyer në lëvizje negociatat për përfundimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Sipas raportimeve të mediave amerikane, dy të dërguarit pritet të zhvillojnë një takim me Presidentin rus Vladimir Putin gjatë ditës së sotme. Në kuadër të përpjekjeve diplomatike, ata pritet të zhvillojnë kontakte edhe me Presidentin ukrainas...