Miqësia jonë është më e thellë se diplomacia”, ministri izraelit: Zgjerojmë partneritetin mes dy vendeve

Miqësia jonë është më e thellë se diplomacia”, ministri izraelit: Zgjerojmë partneritetin mes dy vendeve

Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gideon Sa’ar, vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Izraelit, duke theksuar se miqësia mes dy vendeve i ka rrënjët në histori dhe se qëndrimi i shqiptarëve gjatë Holokaustit mbetet një dëshmi e veçantë e solidaritetit njerëzor. Në konferencën e përbashkët për mediat me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, Sa’ar u ndal te historia e shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke e cilësuar atë si një kapitull që Izraeli nuk do ta harrojë. “Miqësia jonë është më e thellë se diplomacia. I ka rrënjët në histori. Gjatë Holokaustit, kur hebrenjtë përndiqeshin në mbarë Evropën, shqiptarët ju hapën shtëpitë dhe shpëtuan jetë. Kjo ishte Besa, kodi juaj i nderit. Një...