MINUTA E FUNDIT – “Shqiponjat” ndalojnë një person me kanabis në Shkodër, dyshohet se edhe në banesë…

MINUTA E FUNDIT – “Shqiponjat” ndalojnë një person me kanabis në Shkodër, dyshohet se edhe në banesë…

Një shtetas është ndaluar nga efektivët “Shqiponja” të Shkodrës para pak minutave. Lajmi raportohet për ShkodraWeb nga dëshmitarë në vendngjarje, të cilët thonë se dyshohet se i është gjetur lëndë narkotike kanabis sativa në mjetin me të cilin udhëtonte në Unazën Lindore.Po ashtu, referuar të njëjtave burime, siç është edhe proçedura, kontrollet janë shtrirë edhe në banesën e personit të ndaluar në Bahçallëk, me dyshim se mund të ketë lëndë narkotike edhe në atë vendndodhje. Personi në fjalë, konsiderohet problematik.Pritet që policia e Shkodrës të dalë me një njoftim zyrtar për këtë ngjarje.Post navigation