Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
MINUTA E FUNDIT – Dorëzoi detyrën e administratorit të Kelmendit, Lavdrim Tata merr pozicionin e rëndësishëm në Bashkinë Malësi e Madhe
Lavdrim Tata, deri para pak ditëve administrator i Njësisë Administrative Kelmend, është emëruar në një detyrë shumë të rëndësishme në administratën e Bashkisë Malësi e Madhe. Burime të ShkodraWeb, bëjnë me dije se Lavdrim Tata është emëruar ditën e sotme zëvendëskryetar i Bashkisë Malësi e Madhe. Sipas ligjit “Për vetë qeverisjen vendore”, emërimi në detyrë është bërë nga kryebashkiaku Tonin Marinaj. Për rreth 7 vite, Tata ka qenë në drejtim të NJA Kelmend, duke treguar performancë dhe arritje, të cilat janë vlerësuar edhe nga Marinaj, i cili i ka besuar detyrën e rëndësishme. Lavdrim Tata u pasua si administrator i NJA Kelmend nga Florida Peraj, një emër i njohur i administrimit të agroturizmeve në Malësinë e Madhe. ShkodraWeb i uron suksese në detyrën e re...