Ministrja Spahiu viziton pacientët te Trauma, 19-vjeçari me këmbën e thyer: Isha duke kaluar, s’kam lidhje me protestën (VIDEO)

Ministrja Spahiu viziton pacientët te Trauma, 19-vjeçari me këmbën e thyer: Isha duke kaluar, s’kam lidhje me protestën (VIDEO)

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, zhvilloi një vizitë në Spitalin Universitar të Traumës, ku u njoh nga afër me situatën dhe shërbimin mjekësor të ofruar për personat e lënduar, të paraqitur pas protestës. Gjatë vizitës, ministrja takoi ekipin mjekësor në gatishmëri, si dhe pacientët që aktualisht po marrin kujdes shëndetësor pranë këtij spitali, informon Report Tv. Klodiana Spahiu: Si duket gjendja? Agustin Suma: Ka dashur Zoti, të gjithë janë mirë. Klodiana Spahiu: Nuk ka asnjë… Agustin Suma: Jo, as të intubuar, as në këmbë. Më pas, ajo ndaloi edhe te 19-vjeçari me këmbë të thyer, i cili i thotë se nuk ishte protestues, por vetëm kalimtar i rastit. Klodiana Spahiu: Si je? Ke dhimbje? Pacienti: Kam. Klodiana Spahiu: Ke dhimbje të këmbës? Pacienti: Po. Klodiana...