Ministrja e re në takimin me të dërguarin e Trump/ Zbulohet çfarë diskutuan

Ministrja e re në takimin me të dërguarin e Trump/ Zbulohet çfarë diskutuan

Klodiana Spahiu, ministrja e re e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka zhvilluar këtë të hënë një takim me Paolo Zampolli, të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Donald Trump. Në një postim në rrjetet sociale Spahiu thotë gjatë këtij takimi diskutuan mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe për bashkëpunime të mëtejshme. “Zhvillova një takim tejet miqësor dhe konstruktiv me Ambasadorin Paolo Zampolli, të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Donald Trump dhe Përfaqësuesin Special të Qeverisë Amerikane për Partneritetet Globale. Gjatë bisedës diskutuam mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rëndësinë e aleancës sonë strategjike dhe mundësitë e shumta për partneritete konkrete në sektorë të ndryshëm, në shërbim të zhvillimit të vendit dhe qytetarëve....