Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, diskuton me British Council për bashkëpunimin kulturor

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, diskuton me British Council për bashkëpunimin kulturor

24 November, 2026 - 15:30 Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka zhvilluar një takim me drejtoreshën e British Council për Ballkanin Perëndimor, Eilidh Hamilton, dhe zëvendësdrejtoreshën për Ballkanin Perëndimor dhe drejtoreshën për Shqipërinë dhe Kosovën, Majlinda Mazelliu. Përmes një postimi, Bogujevci ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit, me fokus të veçantë në ekonominë kreative dhe sektorin e artit e kulturës. “Fokus i veçantë mbetet krijimi i më shumë mundësive për të rinjtë dhe zgjerimi i shkëmbimeve kulturore mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar ministrja. Bashkëpunimi synon të krijojë mundësi të reja për të rinjtë dhe të zgjerojë shkëmbimet kulturore ndërmjet dy vendeve./KultPlus.com