Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ministrja Denaj: 270 milionë dollarë investime në infrastrukturën e ujitjes, kullimit dhe mbrojtjen nga përmbytjet
👁3567
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj thotë se përmes projekteve dhe investimeve që po ndërmerren, në 2030 synohet ujitje 100 % për sipërfaqet e tokës bujqësore. Denaj ndau momente nga investimi që po realizohet në kanalin ujitës KU-13 në bashkinë Kurbin, teksa vuri në dukje se, punimet për rehabilitimin e kësaj vepre ujitëse janë drejt përfundimit. “Me zbatimin e këtij projekti po ndërhyhet në gjithë gjatësinë e kanalit ujitës prej 7.9 km, duke përmirësuar ujitjen në mbi 1200 ha tokë bujqësore”, tha ajo. Sipas saj, investimet në infrastrukturën e ujitjes, kullimit dhe mbrojtjen nga përmbytjet arrijnë vlerën 270...