Ministria e mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 28 vatra zjarri, 2 ende aktive

Ministria e mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 28 vatra zjarri, 2 ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 2 vatra janë ende aktive. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë e Elbasanit, Durrësit, Vlirës, Finiqit, Selenicës, Himarës, Delvinës, Skraparit, Shkodrës, Vaut të Dejës, Malësisë së Madhe, Tiranës, Kavajës, Korçës e Lezhës.Aktualisht mbeten aktive vatrat: Në vendgrumbullimin e mbetjeve, në bashkinë Elbasan. Në vendngjarje shkuan Shërbimi vendor i MZSH të bashkive Elbasan, Cërrik, Peqin dhe Kamëz me 5 automjete zjarrfikëse me 20 efektivë, dhe 4 mjete të rënda të bashkisë. Më pas në ndihmë të forcave në terren shkuan edhe 2 automjete zjarrfikëse me 10 efektivë...
Burimi: Kohajone.com