Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ministri izraelit bën thirrje për bombardimin e rezervave ushqimore në Gaza
👁9640
Ministri izraelit i Trashëgimisë, Amichai Eliyahu, ka nxitur reagime të forta pas deklaratave të tij të hënën mbrëma, ku bëri thirrje për bombardimin e magazinave ushqimore në Gaza dhe përdorimin e urisë si mjet lufte kundër popullsisë palestineze. Në një intervistë për Channel 7 të Izraelit, Eliyahu, i njohur për retorikën e tij ekstremiste dhe anëtar i partisë së ekstremit të djathtë “Otzma Yehudit”, tha se “nuk ka asnjë problem të bombardohet rezerva ushqimore e Hamasit”, duke shtuar se “ata duhet të vuajnë nga uria”. Sipas tij, përkeqësimi i kushteve të jetesës për civilët palestinezë do të ndikojë drejtpërdrejt mbi...