Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu: FA zhvillojnë stërvitje me aleatët e NATO-s në Bullgari
👁4680
Efektivët e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të Forcës Tokësore, të cilët janë të angazhuar në misionin “eVA 05” në Novo Selo, Bullgari, pjesë e grup-batalionit të NATO-s (Forward Land Force, Battle Group, Bulgaria) kanë zhvilluar veprime të luftimit në qendrat e stimuluara në nivel grup-batalioni, krah trupave aleate. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka përcjellë përmes një albumi fotosh në rrjetet sociale, disa momente nga kjo stërvitje, ndërsa është shprehur se “stërvitjet synojnë rritjen e ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave aleate, duke përgatitur efektivët për të vepruar së bashku në mënyrë sa më efektive”.