No Image Available

Ministri i Jashtëm grek zbulon origjinën e Hasanit: Flet gjuhën tonë për shkak të prejardhjes

TIRANË-Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani është me origjinë greke. Këtë e ka zbuluar homologu i tij grek Jorgo Gjerapetriti gjatë takimit në Athinë. “Kemi fatin e mirë që në Shqipërinë fqinje të shërbejë si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme një njeri me aftësi të jashtëzakonshme dhe një njeri që flet gjuhën tonë: Gjuhën e arsyes evropiane. Por edhe gjuhën greke, për shkak të prejardhjes së tij greke, të cilën sot e nderon”, tha ai.
Burimi: Zeri.ai