Ministri i Jashtëm grek: Do të zgjerohemi me 12 milje në detin Jon
Problemi i kufirit detar me Greqinë është komentuar nga vetë ministri i Jashtëm grek, Giorgios Gerapetritis. Ministri grek është shprehur në një intervistë për “Ta Nea” se çështja e zgjerimit me 12 milje në Detin Jon cilësohet si e drejtë e patjetërsueshme e shtetit fqinj të Shqipërisë. Gerapetritis deklaroi se Greqia po përgatitet për mbrojtjen e interesave kombëtare, duke e parashtruar si një strategji, për vijimin e rritjes së shtetit grek. Sipas tij, strategjia kombëtare është reflektuar dhe me arritjen deri në Kepin Tainaro, por që nuk mjafton pasi synohet zgjerimi dhe më tej, deri në 12 milje në hapësirën e Detit Jon. Fjalët e ministrit të Jashtëm të Greqisë: “Në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ne kemi një plan dhe po përgatitemi metodikisht për...
Burimi:
argjiroja.net