Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ministri Hoxha takim me shoqatën e biznesmenëve nga Turqia në Shqipëri: Zhvillimi dhe zgjerimi i marrëdhënieve ekonomike e diplomatike
👁7520
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha zhvilloi këtë të mërkurë një takim me shoqatën e biznesmenëve nga Turqia në Shqipëri, për të cilët tha se fokus është zhvillimi dhe zgjerimi i marrëdhënieve ekonomike e diplomatike. ”Takim i frytshëm me Bordin Drejtues të Përfaqësisë së Shoqatës së Pavarur të Industrialistëve dhe Biznesmenëve nga Turqia në Shqipëri (MÜSİAD Albania), ku patëm mundësinë të shkëmbejmë ide dhe çështje me interes të përbashkët. Zhvillimi dhe zgjerimi i marrëdhënieve ekonomike e diplomatike mes dy vendeve tona ka një rëndësi kyçe”,-shkruan Hoxha.