Ministri Gonxhja: Restaurimi i Teqesë së Koshtanit është detyrim shtetëror, kontribut në shkollën e parë shqipe në zonë!

Ministri Gonxhja: Restaurimi i Teqesë së Koshtanit është detyrim shtetëror, kontribut në shkollën e parë shqipe në zonë!

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja e cilësoi restaurimin e Teqesë së Koshtanit, një investim që dëshmon angazhimin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe ruajtjen e identitetit kombëtar. “Teqeja e Koshtanit, në Memaliaj, është Monument Kulture e cila po i nënshtrohet restaurimit dhe konservimit. Kjo teqe mbart vlerat e traditës bektashiane si dhe ka dhënë një kontribut të çmuar për arsimin shqip me hapjen, në vitin 1908, të shkollës së parë shqipe në krahinën e Tepelenës”, tha ministri. Përmes kësaj ndërhyrjeje, financuar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, ndalet degradimin dhe mbrohet autenticiteti i monumentit. Ministri Gonxhja u shpreh se, restaurimi përmbush përgjegjësinë për t’ua përcjellë këtë pasuri brezave të ardhshëm. “Po e çojmë përpara këtë angazhim me investime konkrete, sepse ruajtja e...