Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ministri amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Janë neutralizuar ambiciet bërthamore të Iranit! Programi i tyre u shkatërrua pa viktima
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një operacion ushtarak të gjerë kundër objekteve bërthamore të Iranit, të cilin autoritetet amerikane e kanë cilësuar si një “sukses të plotë”. Ministri amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi gjatë një konference për shtyp në Pentagon se sulmet ajrore të kryera natën e kaluar kishin për synim dobësimin dhe shkatërrimin e kapaciteteve bërthamore të Iranit. “Ambiciet bërthamore të Iranit janë neutralizuar plotësisht. Programi i tyre bërthamor është shkatërruar pa shkaktuar humbje në njerëz,” – u shpreh Hegseth. Sipas tij, objektivi kryesor i sulmeve ishin vetëm objektet bërthamore dhe jo trupat iraniane apo civilët. Goditjet u...