Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës
Ish-ministri i jashtëm Paskal Milo i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka reaguar për deklaratat e ish-ambasadorit amerikan Christopher Hill lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë. Milo u shpreh se ka pasur kontakte të afërta me ish-ambasadorin gjatë viteve të luftës në Kosovë dhe punimeve për mbajtjen e konferencës në Rambujevë. Sipas tij, Hill duhet të ishte më i hapur në deklaratat e bëra duke marrë parasysh faktin që ai është i tërhequr nga shërbimi aktiv diplomatik tashmë. “27 vite më parë si tani, unë kam pasur shumë kontakte me ambasadorin Hill, shumë telefonata dhe shumë diskutime. Gjithmonë për luftën e Kosovës sepse unë isha ministri i jashtëm i Shqipërisë në atë kohë dhe përfaqësuese i Shqipërisë në...
Burimi:
javanews.al