Milani, makthi i përballjeve direkte. 9 humbje me ‘top 10’ e Serie A, ka mposhtur vetëm Interin

Milani, makthi i përballjeve direkte. 9 humbje me ‘top 10’ e Serie A, ka mposhtur vetëm Interin

Pas disfatës së rëndë në shtëpi kundër Atalantës, që praktikisht ka minuar shanset për një kualifikim në Europë përmes kampionatit, Milani është i detyruar të shpëtojë ç’të mundet, duke u kapur pas derbit të Kupës së Italisë. Në “Derbin e Madonninës” kundër Interit, kuqezinjtë do të kërkojnë biletën për në finalen e madhe të Kupës, një objektiv që mungon nga pranvera e vitit 2016. Edhe pse sfida paraqet vështirësi, mbetet brenda mundësive të Milanit, pavarësisht krizës së thelluar dhe një Sergio Conceicao që do të donte ta mbyllte aventurën e tij në pankinën kuqezi me një tjetër trofe, pas Superkupës....
Burimi: Telesport.al