Mijëra qytetarë sërish protestë në mbështetje të ish krerëve të UÇK-së

Mijëra qytetarë sërish protestë në mbështetje të ish krerëve të UÇK-së

Kosova E Mërkurë, 23 Shtator 2026 21:46 Për të tetën natë me radhë, mijëra protestues u mblodhën në sheshin “Skënderbeu” Prishtinë në shenjë proteste ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për 4-ish krerët e UÇK-së. Me pankartat “Jo në emrin tim”, “Liria ka emër” e flamuj kombëtar dhe të UÇK-së qytetarët kërkuan drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Një prej organizatorëve të protestës, Çlirim Haziri, u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës të veprojnë sa më shpejt ndaj kërkesave të protestuesve. Ai kërkoi trajtimin dhe votimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, si dhe mbështetje me fonde për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.