Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Mijëra lëndë narkotike të mbjella në zona të ndryshme të qarkut të Shkodrës, nis hetimi për dy persona! Dyshohet se shpërdoruan detyrën
Mijëra bimë kanabisi janë sekuestruar në qarkun e Shkodrës. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”, u gjetën dhe asgjësuan 2943 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Për shpërdorim detyre po procedohen penalisht 2 roje mjedisi. -Në territorin e njësive administrative Pult dhe Shosh, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 735 bimë të dyshuara Cannabis Sativa. -Në territorin e njësive administrative Kastrat dhe Gruemirë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe asgjësuan 1631 bimë të dyshuara Cannabis Sativa. -Për këto raste u proceduan për shpërdorim detyre: V. P., roje pyjeshA. K., roje e zonave të...