”Metro”: Tirana, qyteti me histori interesante, ushqim të shijshëm dhe jetë nate të larmishme

”Metro”: Tirana, qyteti me histori interesante, ushqim të shijshëm dhe jetë nate të larmishme

Në një artikull për të përditshmen ”Metro”, gazetarja britanike Martina Andretta përshkruan një udhëtim në Tiranë, ku për vetëm 61 paund në ditë shijon një qytet të gjallë, me histori interesante, ushqim të shijshëm dhe jetë nate të larmishme. ”Tirana po zhvillohet me ritme të shpejta dhe ofron shumë për turistët, nga muzetë e periudhës komuniste te arkitektura moderne. Udhëtimi është i lirë, ushqimi cilësor dhe akomodimi i përballueshëm. Një murale gjigante e një vajze të pikturuar me ngjyra toke, një bllok apartamentesh me vija të ndritshme apo një rrokaqiell i ri në formën e një koke. Duke udhëtuar nëpër Tiranë, nuk mund të mos ngresh kokën. Shoferi im i taksisë, Erioni përkulet mbi timon dhe tregon ndërtesat përreth nesh. “Kjo është e re, ajo...