Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Meta kërkon lirinë, avokati: Duhet të ishte bërë hetim më i plotë për “CEZ DIA”
Avokati Romeo Kara thotë se duhet të ishte bërë hetim më i plotë për dosjen “CEZ DIA”, ku i akuzuar është edhe ish presidenti Ilir Meta, i cili pas përfundimit të hetimeve për tre çështjet ndaj tij, ka kërkuar lirinë nga burgu. Në një intervistë për “Tirana Liva” në ABC News, Kara u shpreh se lidhur me këtë kërkesë të Metës, gjykata do vlerësojë nëse ai mund të prishë provat. Për “CEZ DIA”, Kara shtoi se Meta mori bekimin e ish kryeministrit Sali Berisha. “Mendoj që mbas komunikimit të akuzës dhe sidomos hetimit që hetimet janë mbyllur, pritej të bëhej ky hap. Kanë ofruar qëndrimin e tij, duke marrë masë bllokimin e pasaportës. Ka rëndësi që procesi të vazhdojë dhe drejtësia të thotë fjalën e...