MESMANDATI NE KRIZE/ TRUMP I PARAPRIN DISFATES NE ZGJEDHJE: DO BEHEM ‘ZOTI VETO’
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka paralajmëruar se mund të përdorë të drejtën e vetos nëse Partia Republikane humbet kontrollin e Kongresit në zgjedhjet e mesmandatit që do të zhvillohen të martën, më 3 nëntor. Në një intervistë ekskluzive për Fox News, Trump ka pranuar mundësinë që demokratët të marrin shumicën në Kongres, duke folur për mënyrën se si do të vepronte në një situatë të tillë gjatë dy viteve të mbetura të mandatit të tij presidencial. “Ndoshta do të jem Zoti Veto”, është shprehur presidenti amerikan, duke paralajmëruar se mund të refuzojë projektligjet që një Kongres i kontrolluar nga demokratët do t’i dërgonte për miratim. Trump ka shpjeguar se përdorimi i vetos mund të jetë hapi i parë i përballjes...
Burimi:
ntv.al