Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Mesha për viktimat e komunizmit, u mbajt nga Kisha Katolike në kujtim të atyre që vuajtën në kampin e Tepelenës
Në hapësirat e ish-Kampit të Internimit në Tepelenë me iniciativë të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, u mbajt një meshë përkujtimore për mijëra qytetarë shqiptarë që vuajtën dhe humbën jetën gjatë regjimit komunist. Ceremonia u zhvillua në mjediset oborrit të ish kampit, me praninë e përfaqësuesve të lartë të Kishës Katolike. Përmes meshës u përcoll një thirrje për kujtesë historike ,veçanërisht për viktimat civile, si një domosdoshmëri morale dhe shoqërore në përballjen me të kaluarën. Meshën e udhëhoqi Imzot Simon Kulli, Ipeshkëv i Dioqezës së Sapës, i cili në fjalën e tij u ndal te dhimbja e thellë që mbart ky...