Mesazhi i parë i ambasadorit amerikan, kë zgjodhi të shfaqë dhe kë la jashtë?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, ka zgjedhur një video-mesazh për të përshëndetur qytetarët shqiptarë me nisjen e detyrës së tij diplomatike. Por përtej urimit, vëmendje ka tërhequr përzgjedhja e pamjeve dhe personazheve që shfaqen në video, si dhe mungesa e takimeve të drejtpërdrejta me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në video, Wendt thekson se një prej përgjegjësive të tij si ambasador është takimi me drejtues politikë dhe përfaqësues të institucioneve shqiptare. Megjithatë, në prezantimin e këtyre takimeve, ai nis me presidentin Bajram Begaj, të cilin e shfaq gjatë një aktiviteti mirëseardhjeje të organizuar nga ambasada amerikane për ambasadorin e ri. Më tej, në pjesën që i kushtohet përfaqësuesve të qeverisë, Wendt ka përzgjedhur pamje me ministrin...
Burimi:
ntv.al