Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Nasim Haradinaj, ish-luftëtar i UÇK-së, deklaroi se Gjykata Speciale ka dënuar të gjithë kombin shqiptar me vendimin e saj. “Ne nuk mund të biem në manipulimin e këtij gjykatësi, që ka qenë manipulues edhe gjatë kohës që ka qenë në Kosovë. Aty jo vetëm që nuk flitet për përgjegjësi penale, unë po them se aty ai përpos që ka dënuar një popull të Kosovës, ka dënuar edhe komplet Shqipërinë me dy rajone, rajonin e Tropojës dhe rajonin e Hasit. Pra, ai ka implikuar një Shqipëri të tërë në këto krime që po thonë individuale”, tha Haradinaj në një lidhje direkte me studion e “Terminal”. “E dyta, na kanë dënuar më shumë sesa kanë dënuar vetë Serbinë. Milutinoviç u lirua nga aktakuza, neve na kanë dënuar...