Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Mes historisë dhe modernes/Reuters: Tirana, një kryeqytet në ritmin e kohës
Tirana, zemra politike dhe kulturore e Shqipërisë, është një qytet që lëviz me ritmin e një kohe që ndryshon çdo ditë. Një mozaik i arkitekturës, historisë dhe jetës urbane, i ndërtuar mbi kontraste, por gjithnjë i gjallë. Kështu shfaqet Tirana nën fokusin e kamerës së agjencisë së lajmeve Reuters. Sheshi Skënderbej, dikur pika e takimeve të thuajse çdo qytetari që vizitonte kryeqytetin, është sot pika ku kryqëzohen historia dhe përditshmëria. Dikur vetëm me bustin e heroit tonë kombëtar mbi kalë, një simbol i qëndresës dhe krenarisë, sot ndërtesat rreth tij tregojnë hovin me të cilin qyteti po ndryshon. Në krah,...