“Merrni 3 mijë paund dhe shkoni në Shqipëri”/ Britania po na sjell sirianë? Zbulohet letra e Home Office

“Merrni 3 mijë paund dhe shkoni në Shqipëri”/ Britania po na sjell sirianë? Zbulohet letra e Home Office

Një familje siriane që prej vitesh përpiqet të ndërtojë jetën në Skoci është përballur me një ofertë të pazakontë nga autoritetet britanike: të marrë 3 mijë paund ndihmë financiare dhe të nisë një jetë të re në Shqipëri, një vend me të cilin nuk ka asnjë lidhje. Propozimi është bërë përmes një letre zyrtare të Ministrisë së Brendshme britanike (Home Office), duke ngritur pikëpyetje serioze mbi saktësinë e vendimeve që përcaktojnë fatin e mijëra azilkërkuesve në Mbretërinë e Bashkuar. Dokumenti, i siguruar nga gazeta skoceze The Sunday National, i është dërguar 39-vjeçarit sirian Fadi Alsakka, i cili jeton në Glasgow së bashku me bashkëshorten Lojain dhe dy fëmijët e tyre, Ayman, 11 vjeç, dhe Ayla, 10 vjeçe. “Kjo ndihmë e konsiderueshme mund t’ju ndihmojë të...