Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Merr flakë fusha e mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit
Pasditen e sotme ka marrë flakë landfilli i mbetjeve në Elbasan. Sipas informacioneve, ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa në vendngjarje po punohet për shuarjen e flakëve. Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë së bashku me ekipe të tjera për të vënë nën kontroll zjarrin. Fusha e mbetjeve është e treta herë që përfshihet nga flakët në verë dhe në korrik të 2023 dhe të 2024, një situatë e cila ka krijuar problem për banorët e qytetit. gijotina.com/