Merr flakë bombola e gazit në Fier, shmanget tragjedia! E zonja e shtëpisë pëson djegie në fytyrë

Merr flakë bombola e gazit në Fier, shmanget tragjedia! E zonja e shtëpisë pëson djegie në fytyrë

Një bombul gazi ka marrë flakë këtë mëngjes në një banesë në lagjen Kastriot, Fier. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 në katin e tretë të një pallati. E zonja e shtëpisë arriti të shuante flakët, por pësoi djegie në fytyrë dhe nuk mundi të mbyllte bombulën. Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, u shmang një shpërthim i mundshëm. Banorët u evakuuan dhe zona u izolua për shkak të erës së gazit. Gruaja e lënduar u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv