Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Memaliaj, 50-vjeçari rrëzohet aksidentalisht duke punuar në një bujtinë
👁4447
POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen S. K., 57 vjeçe, banuese në Memaliaj, pasi në ambientet e bujtinës së saj, është rrëzuar aksidentalisht duke punuar shtetasi L. T., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.