“Meloditë e Mesdheut” në amfiteatrin antik në Durrës, një event i veçantë ku u bënë bashkë muzika, arti dhe historia

“Meloditë e Mesdheut” në amfiteatrin antik në Durrës, një event i veçantë ku u bënë bashkë muzika, arti dhe historia

Koncerti “Meloditë e Mesdheut” solli një mbrëmje të paharrueshme muzikore në atmosferën magjike të amfiteatrit antik të Durrësit. Për herë të parë sopranoja  shqiptare Inva Mula interpretoi në këtë monument të antikitetit, duke sjellë një repertor të zgjedhur për publikun durrsak dhe pushuesit e shumtë vendas e të huaj që ndoqën koncertin. Sopranoja u shoqërua nga virtuozët Ekland Hasa në piano dhe Redi Hasa në violonçel, si dhe kori i fëmijëve “Okarina”, duke dhuruar një koncert mbresëlënës në qytetin bregdetar mbrëmjen e 5 gushtit. Qendra Kulturore “Aleksandër Moisiu” Durrës shprehet se koncerti ishte një udhëtim me meloditë më të bukura të Mesdheut, që përcolli emocione të forta dhe përjetime të rralla për qytetarët dhe turistët e shumtë. “Një event i veçantë ku u bënë bashkë...