Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Mediat spanjolle rekomandojnë Shqipërinë për pushime
Në disa prej mediave spanjolle këtë fund qershori rekomandohet Shqipëria si një destinacion trend për pushimet e kësaj vere. Revista “Viajar”, e specializuar në çështjet e turizmit, shkruan se teksa në të gjithë Europën çmimet po rriten dhe plazhet më të famshme mbushen me çadra që në mëngjes herët, ka një vend të qetë, me ujë të pastër dhe një frymë mesdhetare, që mbetet sekret. Shkrimi është përqendruar te Ksamili, për të cilin thuhet se është një parajsë në jug të vendit, ku ende mund të shijohen pushime verore me ndjenjën e një arratisjeje ekzotike, pa shpenzuar shumë. “Ksamili është...