MED25 vjen në Shqipëri: Një udhëtim drejt një Mesdheu më njerëzor

MED25 vjen në Shqipëri: Një udhëtim drejt një Mesdheu më njerëzor

Për herë të parë, anija “Bel Espoir” u ndal në portin e Durrësit, si pjesë e nismës frymëzuese MED25, e mbështetur nga Selia e Shenjtë dhe Dioqeza e Marsejës. 25 të rinj nga brigje të ndryshme të Mesdheut, përfshirë edhe zona të prekura nga konflikte, janë pjesë e kësaj udhe që synon të mbjellë shpresë, dialog dhe solidaritet përmes një shkolle lundruese unike. Imzot Arjan Dodaj tha se nisma sjell mesazhin për një Mesdhe më njerëzor. “Durrësi bëhet përsëri një port paqeje, në një kontekst të vështirë realiteti të Mesdheut, siç ai që njohim të gjithë, veçanërisht sa i përket mungesës së paqes”, u shpreh Imzot Arjan Dodaj. “Dje zhvilluam një takim të bukur me komunitetet e ndryshme fetare në Shqipëri; bektashinjtë, ortodoksët, myslimanët dhe...