‘Më thanë  ke sharë Ramën…’ Qytetari dëshmon dhunën barbare të narkobanditëve më uniformë: Grushta e shkelma nga 20 – 30 vetë

‘Më thanë ke sharë Ramën…’ Qytetari dëshmon dhunën barbare të narkobanditëve më uniformë: Grushta e shkelma nga 20 – 30 vetë

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka publikuar një video dëshmi të një qytetari i cili është dhunuar brutalisht nga policia duke I shkaktuar hematoma të mëdha në trup dhe gjymtyrë dhe dhunë psikologjike. Lorenc Bezani 40 vjeç, i shtruar në spitalin e Traumës tregon se është dhunuar me grushta e shkelma nga policia duke I thënë se kishte sharë Ramën dhe kishte goditur me gurë. Ai tregon se më pas në komisariat kishte nisur dhe dhuna psikologjike. “Isha në kafe e po ikja për shtëpi. Shoh dy vetë me skafandër e maska. Më ndaluan. Më thanë çfarë ke në çantë. Dy kulaçë për të ngrënë bukë dhe një molto dhe një kudra gaz se kam alergji nga gazi. Më ndaluan e më thanë je protestues...