Më shumë regjistrime, shtimi i pushuesve po nxit të rinjtë të studiojnë në Hoteleri-Turizëm

Më shumë regjistrime, shtimi i pushuesve po nxit të rinjtë të studiojnë në Hoteleri-Turizëm

Turistë po vijnë si kurrë më parë. Mirëpo ka një problem… nuk ka punonjës. Nga Velipoja në Shëngjin, përfshirë Vlorën e Sarandën, baret, restorantet dhe hotelet ankohen se po punojnë shpesh edhe me gjysmën e stafit të nevojshëm. Bizneset në këtë sektor po rrisin pagat, por sërish të rinjtë preferojnë Greqinë, Malin e Zi apo Maqedoninë e Veriut. “Sot një i punësuar në sektorin e turizmit merr mesatarisht 90 mijë lekë të reja. Do të thosha se është një e ardhur e konsiderueshme”, tha për A2 CNN, Flutura Vaqarri, Drejtoreshe e shkollës së Hoteleri-Turizmit, Tiranë. Të dhënat nga Këshilli Botëror i...
Burimi: Javanews.al