“Me Ramën Shqipëria në majën më të lartë të historisë”- Fjalimi në OKB, Balla: Vlerësime nga BE dhe SHBA! Propaganda e baltës politike s’e ndal rrugën evropiane

“Me Ramën Shqipëria në majën më të lartë të historisë”- Fjalimi në OKB, Balla: Vlerësime nga BE dhe SHBA! Propaganda e baltës politike s’e ndal rrugën evropiane

Pas përfundimit të fjalimit të Kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku ai prezantoi projektin e “Pasqyrës digjitale” dhe bëri thirrje për një marrëveshje ndërkombëtare mbi inteligjencën artificiale, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në rrjetet sociale. Balla, i cili është pjesë e delegacionit shqiptar në Nju Jork, ka publikuar një foto me Kryeministrin Rama, duke e shoqëruar me një mesazh politik mbi transformimin e Shqipërisë dhe rrugën europiane të vendit. Në reagimin e tij, Balla shkruan se: “Me Edi Rama Shqipëria është ngjitur në majën më të lartë të historisë së shtetit shqiptar. Sot Shqipëria nuk është më ajo e së shkuarës. Transformimi i institucioneve, forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër...