“Me një dorë jep pak, me tjetrën merr më shumë!”- PD deklaron votën kundër buxhetit 2027, Bardhi: Rama bën sikur ul taksat, por po i rrit!

“Me një dorë jep pak, me tjetrën merr më shumë!”- PD deklaron votën kundër buxhetit 2027, Bardhi: Rama bën sikur ul taksat, por po i rrit!

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kritikuar projektbuxhetin e vitit 2027, duke e cilësuar atë si një buxhet që nuk sjell përmirësim të mirëqenies së qytetarëve, por favorizon korrupsionin dhe interesat klienteliste. Në një deklaratë publike, Bardhi kundërshtoi politikat fiskale të parashikuara nga qeveria, duke pretenduar se, pavarësisht premtimeve për ulje taksash, projektbuxheti parashikon rritje të barrës fiskale për qytetarët dhe bizneset. Ai ngriti gjithashtu shqetësime për trajtimin e pensioneve, përfshirjen e bizneseve të vogla në skemën e TVSH-së dhe mungesën e mbështetjes për bujqësinë dhe industrinë prodhuese. Po ashtu, Bardhi paralajmëroi votën kundër të Partisë Demokratike për projektbuxhetin: “Vota e grupit parlamentar të PD gjatë seancës së nesërme do të jetë kundër në parim për pr.buxhetin e propozuar nga Edi...