ALIMEHMETI MERR BEKIMIN E BERISHES PER TIRANEN
Ilir Alimehmeti duket se është një nga emrat që Sali Berisha sheh si kandidat potencial të opozitës për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale. Por, pavarësisht mbështetjes që ka brenda Partisë Demokratike, Alimehmeti synon një formulë më të gjerë politike, duke kërkuar bashkimin e të gjitha forcave opozitare rreth një kandidati të vetëm. Në një intervistë për Top Channel, ai ka bërë thirrje për një marrëveshje mes partive kundërshtare të mazhorancës, duke propozuar që kandidati të përcaktohet përmes sondazheve, zgjedhjeve paraprake apo edhe një votimi të drejtpërdrejtë të qytetarëve në shesh. “Duhet konsensus midis të gjitha forcave opozitare. Unë mendoj, besoj dhe shpresoj që këto forca të kenë atë ndërgjegje për t’u ulur bashkë dhe ta zgjidhin në mënyrën e tyre. Por të...
Burimi:
ntv.al