NA DUHET NJE VULE PER SPIROPALIN/ KLOSI HAP KUTINE E PANDORES, BYLYKBASHI E MBYLL PERSERI

NA DUHET NJE VULE PER SPIROPALIN/ KLOSI HAP KUTINE E PANDORES, BYLYKBASHI E MBYLL PERSERI

Dy socialistë, dy versione për të njëjtën mbledhje të Asamblesë së PS-së. Blendi Klosi deklaron se Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca janë përjashtuar nga forumet e partisë, ndërsa deputetja Aulona Bylykbashi thotë se procedura është ende në proces dhe vendimmarrja nuk është përfundimtare. Elisa Spiropali është përjashtuar apo jo nga forumet e Partisë Socialiste? Kjo është një pyetje për të cilën socialistët duket se nuk kanë një përgjigje të përbashkët, edhe pse kanë marrë pjesë në të njëjtën Asamble të së shtunës. Në mbledhje u njoftua largimi i Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga forumet drejtuese të PS-së, por nuk pati një votim të qartë për këtë vendim. Tashmë, dy përfaqësues të partisë japin versione të ndryshme për atë që ka ndodhur. Blendi Klosi deklaroi se...