“Jepi shefit një kafe”/ SPAK kërkon burg për dy policët e Orikumit, si u dorëzuan 2.7 milionë lekët
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për dy ish-efektivët e Policisë së Orikumit, Daniel Likskëndaj dhe Afrim Ferraj, të akuzuar për korrupsion pas denoncimit të një qytetari, të cilit dyshohet se i morën 2.7 milionë lekë të vjetra për të mbyllur një çështje penale. Prokurori i SPAK, Elvin Gokaj, kërkoi dënimin me nga dy vite burg për ish-shefin e krimeve, Daniel Likskëndaj, dhe specialistin e policimit në komunitet, Afrim Ferraj. Për të dy të pandehurit, Prokuroria kërkoi gjithashtu heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë trevjeçare. Ndërkohë, për qytetarin Everest Bashaj, i cili akuzohet se ka dhënë shumën e parave, SPAK kërkoi dënimin me tetë muaj burg. Por përtej pretencës, dosja hetimore përmban detaje mbi mënyrën se si dy punonjësit...
Burimi:
gijotina.com