Media franceze: Protestuesit gjuajnë me topa futbolli zyrën e Ramës për të ironizuar gjestin e Ballës

Media franceze: Protestuesit gjuajnë me topa futbolli zyrën e Ramës për të ironizuar gjestin e Ballës

Media e rëndësishme franceze, FRANCE INFO, raporton se protestuesit shqiptarë kanë gjetur një mënyrë të re për të protestuar. Ata kanë gjuajtur me topa futbolli zyrën e Edi Ramës, për të ironizuar një gjest të Taulant Ballës, bashkëpunëtor i ngushtë i Ramës. Gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Finlandës, i gjithë stadiumi shpërtheu në thirrje: Rama jepe dorëheqjen. Rama nga frika nuk ishte i pranishëm në stadium, por Taulant Balla bëri gjeste fyese në drejtim të tifozëve. “Një mënyrë e re për të protestuar? Demonstruesit shqiptarë qëlluan me topa futbolli zyrat e kryeministrit Edi Rama, dorëheqjen e të cilit e kanë kërkuar prej gati një viti. Ky "operacion me topa" në Tiranë ishte në përgjigje të një gjesti nga një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Ramës,...