Organizatat shqiptaro-amerikane letër Ramës: Të merret përgjegjësi politike, deri në dorëheqje
Një grup organizatash shqiptaro-amerikane i kanë drejtuar një letër publike kryeministrit Edi Rama, ku shprehin mbështetjen për protestat paqësore në Shqipëri dhe kërkojnë marrjen e masave për garantimin e të drejtave kushtetuese të qytetarëve. Në letrën e tyre, organizatat shprehen të shqetësuara për përshkallëzimin e tensioneve që prej 13 tetorit 2026, duke përmendur përplasjet mes protestuesve dhe policisë, plagosjet, arrestimet dhe dëmtimet e pronës. Sipas tyre, reagimi i qeverisë me forcë joproporcionale, arrestime masive, kërcënime dhe masa kufizuese ka cenuar të drejtat civile, ka shtuar frikën dhe ka thelluar mosbesimin e publikut ndaj institucioneve. Organizatat theksojnë se qytetarët kanë protestuar për më shumë se katër muaj në mënyrë paqësore, duke kërkuar fundin e korrupsionit, më shumë transparencë, përgjegjshmëri politike dhe reforma. Në dokument, ato i...
Burimi:
gijotina.com