Milan me sytë nga infermieria për rikuperimin e dy titullarëve, synojnë të jenë gati për ndeshjen kundër Frosinone

Milan me sytë nga infermieria për rikuperimin e dy titullarëve, synojnë të jenë gati për ndeshjen kundër Frosinone

Te Milan mbizotëron njëfarë shqetësimi par ndeshjeve të ekipeve kombëtare lidhur me gjendjen e portierit Mike Maignan dhe mbrojtësit Strahinja Pavlovic. Portieri i kuqezinjve, i cili e nisi ndeshjen si titullar për Francën kundër Turqisë, në takimin e fundit të Nations League, nuk u rikthye në fushë për pjesën e dytë. Raportohet se 31-vjeçari ndërpreu lojën për shkak të një problemi në ijë, konkretisht në zonën e muskujve aduktorë, pas një dyluftimi me një lojtar kundërshtar. Sipas ‘L’Équipe’, ekzaminimet mjekësore fillestare të kryera kanë dhënë rezultate inkurajuese. Maignan pritet t’i rikthehet stërvitjes në mesjavë dhe duhet të jetë i gatshëm për ndeshjen e së dielës kundër Frosinone. Klubi do të ketë një pasqyrë më të qartë sot, kur lojtari t’u nënshtrohet vlerësimeve të mëtejshme dhe...